الخطوط العريضة للقسم

    • Ky trajnim bazohet në kursin hyrës të trajnimit për gjyqtarë dhe prokurorë të zhvilluar nga Këshilli i Evropës dhe projekti GLACY. Ky trajnim është hartuar me qëllim që t'u ofrojë gjyqtarëve dhe prokurorëve një nivel shtesë njohurish mbi krimin kibernetik dhe provat elektronike dhe t'u lejojë atyre qasje në nivele të përmirësuara të kuptimit dhe zbatimit të teknikave të avancuara për analizën ligjore të provave të paraqitura gjatë fazës përgatitore dhe të shqyrtimit kryesor.

      Qëllimi i kursit është të ofrojë njohuritë dhe aftësitë që do t'u lejojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve të përmbushin rolet e tyre në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimit kibernetik. Ky kurs është hartuar për t'u ndërtuar mbi rezultatet e të nxënit të kursit bazë të trajnimit për krimin kibernetik për gjyqtarë dhe prokurorë dhe duhet të ndiqet vetëm nga ata që e kanë përfunduar me sukses atë kurs.

      Kursi i avancuar i trajnimit është ndërtuar në një mënyrë që t'u mundësojë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar nëpër modulin hyrës të rrisin njohuritë e tyre mbi natyrën e krimit kibernetik, termat dhe teknologjinë duke u marrë me një skenar praktik rasti nga padia fillestare, përmes hetimit dhe procesit të gjykimit, duke përfshirë gjykimin si ushtrim gjyqësor simulues, duke përfshirë finalizimin e tij me baza dhe prova të mjaftueshme ligjore për gjykim të suksesshëm.

    • Objektivat e kësaj seance janë:

      • Dhënia e informacionit pjesëmarrësve në lidhje me nevojën për këtë kurs trajnimi dhe qëllimin e objektivat e tij.
      • Sigurimi që ata të kenë informacion të mjaftueshëm në lidhje me programin e aktiviteteve dhe axhendën.
      • Dhënia e informacionit në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe detajet administrative të kursit.
      • Prezantimi i pjesëmarrësve me trajnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë.
    • Në këtë sesion pjesëmarrësit:

      • Do të identifikojnë nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar për hetimin e shumë prej veprave penale që mund të jenë kryer;
      • Do të identifikojnë kanalet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe instrumentet e disponueshëm, mënyrat e përdorimit, afatet kohore dhe efektivitetin e metodave të bashkëpunimit që janë të disponueshme;
      • Do të diskutojnë avantazhin e mekanizmave të bashkëpunimit të përshkruara në Konventën e Budapestit për Krimin Kibernetik dhe do të identifikojnë parimet e tij të përgjithshme, masat provizore dhe rrjetin 24/7.
    • Në përfundim të mësimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Identifikojnë fushat e aktiviteteve të ditëve të mëparshme që kanë kuptuar
      • Identifikojnë fushat ku kanë nevojë të rishikojnë materialet për të sjellë njohuritë e tyre në nivelin e kërkuar
    • Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të: 

      • Shpjegojnë termin Kriminalistika Dixhitale
      • Krahasojnë Kriminalistikën Dixhitale me shkencat tradicionale të kriminalistikës
      • Përkufizojnë të paktën tre nën-degë të Kriminalistikës Dixhitale
      • Identifikojnë katër hapa në ekzaminimet e kriminalistikës dixhitale
      • Diferencojnë dy kategoritë e gjurmëve dixhitale
      • Përshkruajnë se si Kriminalistika Dixhitale mund të mbështesë hetimet
      • Paraqesin sesi funksionon Steganografia
      • Krahasojnë tre metodat sesi të rikuperohen skedarët e fshirë
      • Karakterizojnë llojet e ndryshme të Hapësirës së Papërdorur në Sistemin e Skedarëve

       

    • Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Zbatojnë teorinë e Kriminalistikës Dixhitale në një skenar pratik
      • Identifikojnë përfitimet e ekzaminimit të Kriminalistikës Dixhitale
      • Përshkruajnë sesi Virtualizimi mund të ndihmojë në Kriminalistikën Dixhitale
    • Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Menaxhojnë ndjekjen ligjore
      • Mbledhin prova nga jashtë shtetit nëpërmjet Ndihmë së Ndërsjellë Juridike
      • Sigurohen se nuk ka asnjë pengesë procedurale ose ligjore për kërkesat për prova
      • Kontaktojnë dëshmitarët në juridiksionet e tjera gjatë procedimit gjyqësor
      • Plotësojnë me saktësi dhe azhurnojnë të gjithë dokumentacionin dhe procedurat përkatëse
      • Garantojnë se janë përgatitur dosjet e përshtatshme dhe dokumentet mbështetës në formën e kërkuar brenda afateve përkatëse
      • Informojnë mbrojtjen për provat (nëse nevojitet)
      • Trajtojnë pranueshmërinë e provave elektronike dhe provave të tjera
      • Garantojnë pajtueshmërinë me KEDNJ dhe dispozitat e tjera
      • Njohin rolin dhe pritshmëritë e ekspertëve dëshmitarë
      • Dokumentojnë plotësisht vendimet, veprimet, alternativat dhe arsyetimin në përputhje me legjislacionin dhe politikat aktuale 
      • Identifikojnë metodat e paraqitjes së provave elektronike në procedimin gjyqësor
    • Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Japin vlerësimin e duhur për kursin dhe efektivitetin e tij.
      • Plotësojnë formularët e vlerësimit të Këshillit të Evropës.
      • Identifikojnë nivelin tjetër të mësimit për të cilin kanë nevojë për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë fushë.