Kurs i avancuar për bastisjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi kibernetik
Kurs i avancuar për bastisjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi kibernetik
Kursi ka për qëllim të lehtësojë trajnimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve ose prokurorëve të interesuar, të cilët kanë mbaruar kursin bazik të hetimeve, sekuestrimeve dhe konfiskimeve të të ardhurave nga krimi kibernetik dhe të cilët dëshirojnë ta vazhdojnë avancimin në këtë fushë. Qëllimi është të rriten njohuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të interesuar përkitazi me peizazhin ligjor dhe teknik pasi që ato zbatohen për të ardhurat nga krimet elektronike. Kjo arrihet përmes një studimi më të hollësishëm të temave të përzgjedhura të interesit në këtë fushë.
Kursi do të mbulojë më në hollësi temat e përzgjedhura në fushat në vazhdim:
- Sfidat ligjore dhe teknike të hetimeve të cilat përfshijnë në vete edhe rrjedhën e parave nga krimi në internet.
- Çështjet praktike të hetimeve ndërkufitare.
- Shfrytëzimin e valutave virtuale dhe rreziqet që bartin ato.
Kjo përcillet me punë praktike në formë të hulumtimit të literaturës dhe studimit të rasteve që studentët mund t’i shqyrtojnë.