Trajnim për Grupet Hetimore të Autoriteteve të Zbatimit të Ligjit
Topic outline
-
-
-
-
Synimi i Sesionit:
- Të pajisë pjesëmarrësit me informacion për nevojën për këtë kurs trajnimi, dhe synimin dhe objektivat e tij.
- Të garantojë se pjesëmarrësit kanë informacion të mjaftueshëm për programin e aktiviteteve dhe axhendën.
- Të japë informacion për çështjet e shëndetit, sigurisë dhe ato administrative të kursit.
- Të njohë pjesëmarrësit me trajnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë.
-
Synimi i Guidës:
Synimi i guidës është dhënia e mbështetjes dhe udhëzimeve në identifikimin dhe trajtimin e provave elektronike duke përdorur metodat që do të garantojnë që autenticiteti i provave do të ruhet gjatë gjithë procesit.
-
Në përfundim të mësimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Njohin se cilat Burime të Provave janë me vlera provuese
- Bëjnë dallim ndërmjet Rrjeteve Kompjuterike
- Identifikojnë pajisjet e rrjetit
-
Në përfundim të mësimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Diskutojnë provat e mundshme dhe burimet e provave në Internet
- Përfundojnë përgatitjen dhe planifikimin efektiv të kontrollit dhe sekuestrimit të provave elektronike
- Diskutojnë burimet autoritare dhe autorizimin e tyre në procesin e kontrollit dhe sekuestrimit të provave elektronike
- Diskutojnë rolin e specialistëve të jashtëm si dëshmitar.
-
Në përfundim të mësimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Shpjegojnë planifikimin dhe përgatitjen e duhur të një kontrolli ku mund të gjenden prova dixhitale.
- Rendisin mjetet dhe instrumentet që mund të nevojiten në një kontroll ku mund të gjenden prova dixhitale.
- Shpjegojnë sesi do ta sigurojnë dhe dokumentojnë skenën e krimit ku mund të gjenden prova dixhitale.
-
Powerpoint 2007 presentation
Në përfundim të mësimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Identifikojnë burimet e provave elektronike bazuar në skenarët e demonstruar
- Përshkruajnë Procedurat Standarde të Operimit për paketimin, transportimin dhe ruajtjen e provave elektronike
- Diferencojnë PSO të ndryshme bazuar në llojin e pajisjes
- Diskutojnë teknikat për të kontrolluar gjendjen e furnizimit me energji të sistemit kompjuterik
- Zbatojnë udhëzimet e përgjithshme të sekuestrimit për pajisjet elektronike
-
Powerpoint 2007 presentation
Në përfundim të sesionit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Dallojnë ndërmjet skenarëve me kompjuter të fikur dhe skenarëve me kompjuter të ndezur
- Përkufizojnë termat „Të Dhëna të Paqëndrueshme“, „Të Dhëna Kalimtare“ dhe „Mbledhja e Provave me Kompjuter Ndezur“
- Shpjegojnë vlerën e të dhënave të paqëndrueshme për hetimet
- Rendisin të paktën katër lloje të dhënash që do të humbitnin pa
- Metodologjinë e Mbledhjes së të Dhënave me Kompjuter të Ndezur
- Zbatojnë masat e reagimit të parë kur janë përballë një sistemi kompjuterik në funksionim.
- Përshkruajnë sfidat e kodimit dhe shanset e Mbledhjes së Provave me
- Kompjuter të Ndezur në raste ku përfshihet kodimi i të dhënave
- Diskutojnë sfidat dhe kornizat e ndryshme ligjore në skenarë ku të dhënat ruhen fizikisht larg, p.sh. Shërbimet në largësi.
- Përkufizojnë termin „Shërbimet Informatike në Largësi”
Krahasojnë të paktën tre shërbime të tilla në largësi (në Internet)
-
