Përmbledhja e seksionit

    • Provat elektronike luajnë një rol në pothuajse çdo lloj hetimi penal, dhe roli i ndihmësit të parë është thelbësor në njohjen dhe trajtimin e këtij lloji të provave në një mënyrë të tillë që ato të jenë të pranueshme brenda sistemit të drejtësisë penale. Këshilli i Evropës ka hartuar një udhëzues të praktikave të mira për provat elektronike për të mbështetur vendet në zhvillimin e praktikave dhe procedurave të tyre. Ky kurs është hartuar për të:

      • pajisur ndihmësit e parë të zbatimit të ligjit me njohuritë dhe aftësitë për t'i mundësuar ata të njohin dhe të merren me provat elektronike në një mënyrë të tillë që provat të ruhen për shqyrtim të ardhshëm, duke ruajtur integritetin e tyre; dhe për të
      • identifikuar asetet kriminale në internet dhe për të vendosur procedura për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve.

      Kursi ofron informacion procedural dhe praktik në lidhje me çështjet në fjalë dhe përqendrohet në mënyrën se si këto çështje ndikojnë në punën e përditshme të delegatëve.

    •  Synimi i Sesionit:

      • Të pajisë pjesëmarrësit me informacion për nevojën për këtë kurs trajnimi, dhe synimin dhe objektivat e tij. 
      • Të garantojë se pjesëmarrësit kanë informacion të mjaftueshëm për programin e aktiviteteve dhe axhendën.  
      • Të japë informacion për çështjet e shëndetit, sigurisë dhe ato administrative të kursit. 
      • Të njohë pjesëmarrësit me trajnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë.

       

    • Synimi i Guidës:

      Synimi i guidës është dhënia e mbështetjes dhe udhëzimeve në identifikimin dhe trajtimin e provave elektronike duke përdorur metodat që do të garantojnë që autenticiteti i provave do të ruhet gjatë gjithë procesit.  

       

    • Në përfundim të mësimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Njohin se cilat Burime të Provave janë me vlera  provuese 
      • Bëjnë dallim ndërmjet Rrjeteve Kompjuterike
      • Identifikojnë pajisjet e rrjetit 
    • Në përfundim të mësimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Diskutojnë provat e mundshme dhe burimet e provave në Internet
      • Përfundojnë përgatitjen dhe planifikimin efektiv të kontrollit dhe sekuestrimit të provave elektronike
      • Diskutojnë burimet autoritare dhe autorizimin e tyre në procesin e kontrollit dhe sekuestrimit të provave elektronike 
      • Diskutojnë rolin e specialistëve të jashtëm si dëshmitar.   
    • Në përfundim të mësimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Shpjegojnë planifikimin dhe përgatitjen e duhur të një kontrolli ku mund të gjenden prova dixhitale. 
      • Rendisin mjetet dhe instrumentet që mund të nevojiten në një kontroll ku mund të gjenden prova dixhitale. 
      • Shpjegojnë sesi do ta sigurojnë dhe dokumentojnë skenën e krimit ku mund të gjenden prova dixhitale. 

       

    • Në përfundim të mësimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Identifikojnë burimet e provave elektronike bazuar në skenarët e demonstruar
      • Përshkruajnë Procedurat Standarde të Operimit për paketimin, transportimin dhe ruajtjen e provave elektronike
      • Diferencojnë PSO të ndryshme bazuar në llojin e pajisjes
      • Diskutojnë teknikat për të kontrolluar gjendjen e furnizimit me energji të sistemit kompjuterik
      • Zbatojnë udhëzimet e përgjithshme të sekuestrimit për pajisjet elektronike

       

    • Në përfundim të sesionit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

      • Dallojnë ndërmjet skenarëve me kompjuter të fikur dhe skenarëve me kompjuter të ndezur
      • Përkufizojnë termat „Të  Dhëna të Paqëndrueshme“, „Të Dhëna Kalimtare“ dhe „Mbledhja e Provave me Kompjuter Ndezur“
      • Shpjegojnë vlerën e të dhënave të paqëndrueshme për hetimet
      • Rendisin të paktën katër lloje të dhënash që do të humbitnin pa
      • Metodologjinë e Mbledhjes së të Dhënave me Kompjuter të Ndezur
      • Zbatojnë masat e reagimit të parë kur janë përballë një sistemi kompjuterik në funksionim.
      • Përshkruajnë sfidat e kodimit dhe shanset e Mbledhjes së Provave me
      • Kompjuter të Ndezur në raste ku përfshihet kodimi i të dhënave
      • Diskutojnë sfidat dhe kornizat e ndryshme ligjore në skenarë ku të dhënat ruhen fizikisht larg, p.sh. Shërbimet në largësi.
      • Përkufizojnë termin „Shërbimet Informatike në Largësi”
        Krahasojnë të paktën tre shërbime të tilla në largësi (në Internet)